Izraeli: Do të hapim rrugë të reja humanitare në Gaza
Izraeli thotë se ka miratuar hapjen e dy rrugëve humanitare në Gaza, për të lejuar më shumë ndihmë në këtë territor.
Sipas mediave të huaja, Porta Erez në veri të Gazës do të rihapet përkohësisht për herë të parë që nga fillimi i luftës dhe porti Ashdod do të hapet gjithashtu për dërgesat humanitare.
Më shumë ndihma nga Jordania do të lejohet të hyjë përmes Kalimit Kerem Shalom.
Kjo vjen disa orë pasi Joe Biden foli me kryeministrin e Izraelit për herë të parë që kur u vranë shtatë punonjës të ndihmave.
Sipas një bisede telefonike mes presidentit amerikan dhe Benjamin Netanyahut, Biden paralajmëroi se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar dëmtimin e civilëve dhe vuajtjet humanitare nëse dëshiron të ruajë mbështetjen e SHBA.
Mësohet se rihapja e korridoreve është kërkuar konkretisht nga zoti Biden në bisedë telefonike.
Zoti Biden në thelb i dha qeverisë izraelite një ultimatum – të marrë hapa konkretë për të parandaluar dëmtimin e civilëve dhe për të garantuar sigurinë për punonjësit e ndihmave ose politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të ndryshonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë