Izraeli e sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

10 Qershor 2025 | 09:54

Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse i vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit.

Televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Huthit, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme ndaj dokeve të portit Hodeidah.

Ushtria izraelite tha në një komunikatë se marina e saj goditi shënjestrat e Huthëve, duke shtuar se porti përdoret nga rebelët Huthi për të transportuar armë.

Nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Sulmet ndodhën pasi ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje njerëzve të largohen nga portet e kontrolluara nga Huthit në Ras Isa, Hodeidah dhe Salif.

“Ne paralajmëruam organizatën terroriste Huthi se, nëse vazhdon të qëllojë me armë drejt Izraelit, do të përballen me një përgjigje të fuqishme dhe do t’i nënshtrohen një bllokade detare dhe ajrore”, tha Katz në X.

Që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi – aleatë të Iranit – kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke penguar tregtinë globale. Ata thonë se e bëjnë këtë në shenjë solidariteti me palestinezët.

Shumica e dhjetëra raketave dhe dronëve të lëshuar drejt Izraelit janë shkatërruar ose janë rrëzuar para se t’i arrinin shënjestrat. Izraeli ka kryer një sërë sulmesh hakmarrëse ndaj Huthit.

Izraeli i ka dobësuar ndjeshëm aleatë e tjerë të Iranit në rajon – Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, rebelët Huthi të mbështetur nga Teherani d

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026