Izraeli eliminon kreun e shtetit Islamik në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite ka eliminuar një komandant të lartë të Shtetit Islamik në Rripin e Gazës, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
IDF, me drejtimin e Komandës Jugore dhe Drejtorisë së Inteligjencës, goditi dhe eliminoi Kryetarin e Distriktit Palestinez të organizatës terroriste ISIS në Rripin e Gazës, Muhammad Abd al-Aziz Abu Zubaida, në zonën e Bureij. Abu Zubaida mbante pozicionin më të lartë brenda organizatës terroriste ISIS në Rripin e Gazës. Ai ishte përgjegjës për përcaktimin e politikave, planifikimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktiviteteve të organizatës terroriste ISIS në Jude dhe Samari, Rripin e Gazës dhe Gadishullin Sinai.”
Organizata terroriste ISIS mori pjesë aktive në luftimet kundër trupave të IDF në Rripin e Gazës dhe ishte gjithashtu e përfshirë në transferimin e pajisjeve luftarake, si dhe në mbledhjen e fondeve të konsiderueshme terroriste nga Judeja dhe Samaria në Rripin e Gazës.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit