Izraeli godet objektivat e Hezbollahut në jug të Libanit
Ushtria e Izraelit tha të dielën se ka sulmuar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit, në vazhdën e sulmeve ndaj objektivave në vendin fqinj, megjithëse kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga arritja e një armëpushimi me grupin e mbështetur nga Irani.
Sulmet e së dielës kishin në shënjestër gjithashtu pozicione nëntokësore pranë Kështjellës së Beaufortit, një fortesë kryqëzate e njohur në vend si Qal’at al-Shaqif, në juglindje të Arnounit, pasi Izraeli zbuloi “aktivitet ushtarak” në zonë, tha ushtria izraelite në një komunikatë.
“Ekzistenca e objektit dhe aktiviteti brenda tij përbëjnë shkelje të marrëveshjeve mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria duke justifikuar sulmet.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi për dy sulme ajrore pranë qytetit Nabatieh.
Nuk është raportuar për viktima, ndërsa banorët treguan se kishin dëgjuar shpërthime të fuqishme gjatë sulmeve.
Sulmet vijnë mes tensioneve të shtuara përgjatë kufirit izraelito-libanez, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të 27 nëntorit të vitit të kaluar mes Izraelit dhe Hezbollahut, e cila synonte t’i jepte fund mbi luftimeve mbi njëvjeçare, përfshirë dy muaj luftimesh të ashpra që e dobësuan lëvizjen proiraniane.
Sipas kushteve të asaj marrëveshjeje, Hezbollahu do të tërhiqte luftëtarët e tij në veri të lumit Litani – rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin – duke ia lënë sigurinë në rajonin jugor ushtrisë libaneze dhe paqeruajtësve të OKB-së.
Në këmbim, Izraeli pritej t’i tërhiqte plotësisht trupat e tij nga toka libaneze.
Megjithatë, Izraeli ka mbajtur trupa në pesë vende që i konsideron me rëndësi strategjike.
Kështjella e Beaufortit ndodhet në veri të lumit, por afër kufirit izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)