Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor në Arak të Iranit

19 Qershor 2025 | 08:23

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj reaktorit bërthamor në qytetin iranian të Arakut, duke theksuar se ky reaktor është “joaktiv”.

Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, ky objekt është projektuar për të prodhuar plutonium me rendiment të lartë, një material kyç për ndërtimin e armëve bërthamore.

Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite njoftoi se sulmi ka goditur komponentët e destinuar për prodhimin e plutoniumit, me qëllim parandalimin e restaurimit të reaktorit dhe përdorimit të tij në zhvillimin e armëve bërthamore.

Gjithashtu, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bëjnë me dije se sulmet e fundit kanë përfshirë 40 avionë luftarakë, të cilët kanë synuar dhjetëra objekte ushtarake, përfshirë fabrika për prodhimin e lëndëve të para, pjesëve të përdorura për raketa balistike dhe vende për ndërtimin e sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore dhe raketave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të mërkurën se po përdorin programin e tyre bërthamor si pretekst për të shkaktuar shkatërrim në vend, duke thënë se...
19:12 | 22/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, zhvilloi mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar, ku njoftoi heqjen e tarifës së shtuar...
17:55 | 22/07/2026