Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

8 Shtator 2025 | 16:56

Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa ushtria izraelite tha se ka shënjestruar pozicione që i përkasin grupit Hezbollah, që mbështetet nga Irani.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se shtatë sulme ajrore goditën rajonin lindor të Hermelit.

Ushtria izraelite tha se ka goditur një sërë “caqesh që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah” në Luginën Beka, përfshirë atë që i përshkroi si kampe stërvitore që përdoren nga forca elitare e grupit, Radvan.

Ushtria izraelite tha se aktivitetet e Hezbollahut dhe depotë e armëve përbëjnë “shkelje flagrante” të marrëveshjes së arritur nëntorin e vitit të kaluar, që kishte për qëllim t’i jepte fund mbi një vit armiqësi mes Hezbollahut dhe Izraelit.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në Liban, pavarësisht marrëveshjes. Sulmet e 8 shtatorit vijnë pasi javën e kaluar Qeveria e Libanit tha se ushtria do të nisë zbatimin e planit për çarmatosjen e Hezbollahut – pa dhënë detaje të tjera rreth këtij plani. Hezbollahu e kundërshton planin për çaramatosje./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026