Izraeli kryen sulme të shumta në Bejrut kundër Hezbollahut

6 Mars 2026 | 08:02

Izraeli kreu një valë sulmesh në shkallë të gjerë gjatë natës në Bejrut, duke synuar vendet e Hezbollahut.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF thanë se shënjestruan qendrat e komandës dhe ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytetin libanez, si dhe një strukturë ku ruheshin dronë të Hezbollahut që synonin të sulmonin Izraelin.

“Qendrat e komandës ishin menduar të përdoreshin nga Hezbollahu për të avancuar dhe për të kryer sulme të shumta terroriste kundër trupave të IDF dhe Shtetit të Izraelit”, shtoi IDF.

Ushtria Izraelite tha se deri më tani ka lëshuar 26 valë sulmesh në zonën Dahiyeh të Libanit, një periferi kryesisht myslimane shiite në jug të Bejrutit. Izraeli e konsideron periferinë një bastion të Hezbollahut.

Një paralajmërim ushtarak izraelit për të evakuuar pothuajse të gjithë Bejrutin jugor shkaktoi skena kaosi dhe paniku të enjten në mbrëmje, ndërsa banorët bllokuan rrugët duke u përpjekur të largoheshin nga zona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026