Izraeli kualifikohet për në finalen e Eurovisionit mes protestave
Izraeli është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit që do të mbahet të shtunën, pavarësisht protestave dhe tensioneve që kanë shoqëruar pjesëmarrjen e tij në konkursin muzikor.
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael, 24 vjeç, interpretoi këngën “New Day Will Rise” gjatë një shfaqjeje paraprake të enjten pasdite, kur protesta shpërtheu në arenën St Jakobshalle në Bazel të Zvicrës. Gjashtë protestues, të pajisur me flamuj të mëdhenj palestinezë dhe fishkëllima, ndërprenë përkohësisht provën gjenerale të Raphael-it. Sipas organizatorëve, megjithëse flamujt lejohen në arenë, ekzistojnë kufizime në përmasat e tyre.
Transmetuesi zviceran SRG SSR, i cili po organizon edicionin e këtij viti të Eurovisionit, njoftoi se protestuesit u larguan menjëherë nga arena nga forcat e sigurisë dhe se aktiviteti vijoi pa incidente të tjera.
Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë e diskutueshme këtë vit, për shkak të ofensivës së vazhdueshme ushtarake në Rripin e Gazës dhe bllokadës ndaj ndihmave humanitare. Kjo ka nxitur reagime nga publiku dhe transmetues të ndryshëm evropianë. Media publike në Spanjë, Irlandë dhe Slloveni ka kërkuar debat mbi pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision, ndërsa protesta të vogla janë zhvilluar edhe në rrugët e Bazelit.
Pavarësisht protestave, performanca gjysmëfinale e Yuval Raphael në transmetimin televiziv kaloi pa incidente. Në një intervistë të mëhershme për BBC, këngëtarja tregoi se gjatë provave kishte ushtruar me zhurma në sfond për t’u përgatitur për shpërqendrime të mundshme gjatë performancës live.
Në momentin kur u shpall kalimi i saj në finale, Raphael u emocionua, bashkoi duart në një gjest falënderimi dhe dërgoi një puthje drejt qiellit. Kënga e saj, megjithë polemikat, mbetet një nga favoritet për fitore sipas agjencive të basteve.
Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 09:30 Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin