Izraeli, kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinez

19 Shkurt 2024 | 07:05

Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e asaj që e quan “njohje e njëanshme” e një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi qëndrimin nëpërmjet një deklarate, të cilën e paraqiti për t’u votuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, që e miratoi atë unanimisht.

“Për shkak të ideve rishtazi të komunitetit ndërkombëtar për një përpjekje për t’i imponuar Izraelit në rrugë të njëanshme një shtet palestinez, sot po paraqes për miratim nga qeveria një deklaratë vendimmarrëse për këtë çështje. Jam i sigurt se do të pranohet gjerësisht”, njoftoi kryeministri Netanyahu.

Deklarata zyrtare reflekton qëndrimin e Izraelit ndaj atij që e quan imponim për një shtet palestinez.

“Kjo është deklarata: Izraeli refuzon kategorikisht diktatin ndërkombëtar në lidhje me një marrëveshje të përhershme me palestinezët. Një marrëveshje e tillë do të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me palët, pa parakushte. Izraeli do të vazhdojë ta kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë pas masakrës së 7 tetorit do t’i dhuronte terrorizmit një shpërblim të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë dhe do të pengonte një marrëveshje të ardhshme për paqen”, lexoi zoti Netanyahu nga deklarata zyrtare.

Kryeministri izraelit ishte shprehur më herët të shtunën se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve për armëpushim në Gazë dhe i quajti “haluçinacione” kërkesat e Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane

Bahreini ka njoftuar këtë të shtunë se forcat e tij mbrojtëse kanë interceptuar dhe shkatërruar disa sulme ajrore iraniane. “Komanda e Përgjithshme pohon se të...
08:56 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026