Izraeli ndryshon shifrat, ul numrin e viktimave të shkaktuara nga Hamasi
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200.
Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.
Ministria nuk dha asnjë arsye për ndryshimin e shifrave të viktimave. Por, një zyrtar izraelit tha se numri është ndryshuar pas procesit të gjatë të identifikimit të trupave të pajetë, shumë prej të cilëve ishin gjymtuar ose djegur.
Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se numri final i viktimave mund të ndryshojë sërish. Ai tha se një numër i trupave të pajetë ende nuk janë identifikuar dhe se është e paqartë nëse të gjithë pengjet afër 240që mori Hamasi, janë ende të gjallë.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe që nga 7 tetori sulmon vazhdimisht Rripin e Gazës nga toka dhe ajri.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë