Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing Co.
Ajo tha se marrëveshja, e vlefshme 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë e ndihmës amerikane të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.
Izraeli do të fillojë t’i pranojë F-15-shat në vitin 2031, nga 4-6 sosh në vit, sipas saj.
Avionët luftarakë do të jenë të pajisur me sisteme izraelite të armatimit.
“Këto përparësi do t’ia mundësojnë Forcës Ajrore të Izraelit ta ruajë superioritetin e vet strategjik përballë sfidave të tanishme dhe të ardhshme në Lindjen e Mesme”, tha Ministria në një komunikatë.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Eyal Zamir, tha në një komunikatë se Qeveria izraelite ka siguruar marrëveshje prokurimi në vlerë gati 40 miliardë dollarë prej se filloi lufta në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.
Për Boeing, marrëveshja për shitjen e avionëve F-15 është ujdia e dytë e madhe këtë vit. Në gusht, El AI Israel Airlines nënshkroi marrëveshje me Boeing për blerjen e rreth 31 avionëve 737, në vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë.
Ido Nehushtan, president i Boeing Israel, tha se marrëdhëniet e kompanisë me Izraelin datojnë që nga themelimi i Izraelit dhe “ne do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit për dorëzimin e avionëve të avancuar luftarak, F-15, përmes kanaleve standarde të prokurimit ushtarak”.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë