Izraeli nis bastisjet në Gazë, përgatitet për fazën e re të luftës

26 Tetor 2023 | 16:41

Trupat ushtarake izraelite kanë hyrë pak para mesnatës të së enjtes në Gazë, për t’u përgatitur për fushëbetejë, ka thënë ushtria e Izraelit, dy javë pasi i ka shpallur luftë grupit militant palestinez Hamas.

Më 7 tetor, militantët e Hamasit kanë kryer sulme në tokën izraelite duke i lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë. Hamasi besohet se i ka marrë nga Izraeli edhe mbi 200 pengje.

Bastisjet ushtarake të Izraelit në Gazë janë kryer teksa Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se rrezikojnë të mbesin pa naftë në këtë territor.

Gaza është nën rrethim të ashpër, ka mbetur pa ushqim, ujë dhe ilaçe, prej kur Hamasi i ka nisur sulmet në Izrael.

Rritja e numrit të viktimave në Gazë është e pashembullt në konfliktin që vazhdon me dekada mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 palestinezë janë vrarë në konflikt, ndonëse kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite ka thënë se po i sulmon vetëm shënjestrat e militantëve dhe e ka akuzuar Hamasin se po vepron në mesin e civilëve, në Gazën me popullsi të dendur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026