Izraeli nuk bën lëshime, Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza, lufta mbaron kur…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu insiston se Izraeli do të vazhdojë të kontrollojë kufirin strategjik mes Gazës dhe Egjiptit.
I njohur si Korridori Filadelfia, kufiri ka qenë një pikë diskutimi në bisedimet për armëpushim, përmes të cilave Hamasi i kërkon Izraelit tërheqje të plotë nga Gaza.
Netanyahu thekson se kontrolli i korridorit është jetik për t’u siguruar që Hamas të mos riarmatoset përmes tuneleve.
“Do ta deklaroj të mbyllur luftën në Gaza atëherë kur Hamasi të mos sundojë më atje. Ne po i largojmë ata. Për ta arritur këtë duhet një fitore ushtarake, por edhe një politike për të shkatërruar qeverisjen e tyre”, deklaroi Netanyahu.
Disa mijëra demonstrues mbushën rrugët në Jerusalem dhe Tel Aviv kur trupat e 6 pengjeve u gjetën të vrarë në Gaza. Shumë prej tyre fajësojnë Netanyahun pasi tre prej pengjeve parashikohej të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit të propozuar në korrik.
Ndërkohë, presidenti Joe Biden rriti presionin ndaj kryeministrit izraelit dhe e kritikoi atë se nuk po bën sa duhet. Megjithatë, ai mbetet i bindur se palët janë pranë arritjes së një akordi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë