Izraeli paralajmëron Hezbollahun: Nëse s’ndalni sulmet, Libani do kthehet në ‘Gaza’
Izraeli do të veprojë për të larguar Hezbollahun nga kufiri me Libanin nëse sulmet e grupit militant vazhdojnë, ka paralajmëruar një ministër izraelit.
Sipas mediave të huaja, Benny Gantz tha se ushtria izraelite do të ndërhynte nëse militantët nuk ndalojnë të shtënat në veri të Izraelit.
Koha për një zgjidhje diplomatike po mbaronte, shtoi ai.
Ndërkohë, kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se trupat ishin në “gatishmëri shumë të lartë” për më shumë luftime në veri.
“Detyra jonë e parë është të rivendosim sigurinë dhe ndjenjën e sigurisë tek banorët në veri dhe kjo do të marrë kohë,” tha shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneral Herzi Halevi, pas kryerjes së një “vlerësimi të situatës”.
Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit janë përshkallëzuar që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Të mërkurën, Hezbollahu nisi numrin e tij më të madh të sulmeve ndërkufitare në një ditë që nga 8 tetori, thanë burimet e sigurisë për Reuters.
Kjo ka çuar në shqetësime se konflikti në Gaza mund të bëhet më i gjerë në të gjithë rajonin.
“Situata në kufirin verior të Izraelit kërkon ndryshim,” tha zoti Gantz në një konferencë për shtyp të mërkurën mbrëma.
“Kronometri për një zgjidhje diplomatike po mbaron. Nëse bota dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar sulmet mbi banorët veriorë të Izraelit dhe për të larguar Hezbollahun nga kufiri, IDF do ta bëjë këtë.”
Në fillim të këtij muaji, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë një vizite se trupat pranë kufirit të Izraelit “do ta kthente Bejrutin dhe Libanin e Jugut, në një tjetër Gaza dhe Khan Yunis” nëse Hezbollahu do të fillonte një luftë gjithëpërfshirëse.
Hezbollahu – një organizatë myslimane shiite – është cilësuar një organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.
E financuar nga Irani, ajo është një nga forcat ushtarake joshtetërore më të armatosura në botë.
Në vitin 2006, një luftë e plotë midis Hezbollahut dhe Izraelit u shkaktua kur Hezbollahu kreu një sulm vdekjeprurës ndërkufitar, me trupat izraelite që pushtuan Libanin jugor.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë