Izraeli paralajmëron Libanin: Do ju sulmojmë derisa Hezbollahu të çarmatoset
Izraeli ka paralajmëruar të premten se do të vazhdojë të sulmojë Libanin, derisa grupi militant Hezbollah, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, të çarmatoset.
Liderët libanezë e kanë përshkruar sulmin si shkelje masive të armëpushimit të nëntorit.
Një thirrje e ushtrisë izraelite për evakuim të enjten, para nisjes së sulmeve, i ka detyruar shumë banorë të lagjeve jugore të kryeqytetit libanez, që të ikin për mbijetesë.
Sulmi, që e ushtria izraelite e ka përshkruar si operacion në fabrikat nëntokësore të dronëve të Hezbollahut, ka ndodhur në prag të festës së Kurban Bajramit, njëra prej ditëve më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.
Sulmi është kryer gjashtë muaj pas arritjes së një armëpushimi mes dy palëve, me qëllim të dhënies fund të armiqësive mes Izraelit dhe Hezbollahut, që gëzon përkrahjen e Iranit.
“Nuk do të ketë qetësi në Bejrut dhe as stabilitet në Liban, pa siguri për shtetin e Izraelit”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz përmes një deklarate.
“Marrëveshja duhet të zbatohet, dhe nëse nuk bëni atë që ju kërkohet, ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë edhe më të madhe”.
Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, Libani është zotuar për çarmatosje të Hezbollahut, grup që dikur konsiderohej se ishte më i armatosur sesa vetë shteti.
Hezbollahu pati nxitur armiqësitë mes dy palëve që kanë zgjatur me muaj, duke kryer sulme në veriun e Izraelit, si shenjë solidariteti me grupin palestinez Hamas – gjithashtu i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pas sulmeve të 7 tetorit 2023.
Lufta ka rezultuar me dobësim të konsiderueshëm të Hezbollahut, dhe vrasje të komandantëve të lartë, përfshirë liderin prej shumë kohësh, Hassan Nasrallah.
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç