Izraeli përgjon palestinezët me ndihmën e Microsoft
Një raport tronditës i publikuar nga “The Guardian”, në bashkëpunim me revistën +972 dhe Israeli Local Call, zbulon se Izraeli po mbështetet tek gjiganti teknologjik Microsoft për të përgjuar masivisht komunikimet telefonike të palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Sipas hetimit, bashkëpunimi nisi në fund të vitit 2021, kur CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me komandantin e Njësisë 8200 njësia elitare e inteligjencës kibernetike të ushtrisë izraelite – në selinë qendrore të kompanisë pranë Seattle-it. Në fokus të takimit ishte krijimi i një hapësire të personalizuar dhe të izoluar në platformën Azure, ku do të ruhej një sasi e madhe e të dhënave sekrete të inteligjencës.
Hetimi tregon se që nga viti 2022, Izraeli ka përdorur këtë infrastrukturë për të ndërtuar një sistem masiv të përgjimit dhe ruajtjes së thirrjeve telefonike palestineze. Kapaciteti i “Azure” lejon regjistrimin e miliona bisedave çdo ditë, duke krijuar një arkiv të gjerë që, sipas burimeve, mund të ruajë rreth një milion telefonata në orë.
Microsoft ka deklaruar për The Guardian se Nadella nuk ka qenë në dijeni të përmbajtjes së të dhënave që do të ruheshin në sistemin cloud të kompanisë. Megjithatë, 11 burime nga brenda Microsoft-it dhe agjencive izraelite ushtarake konfirmojnë përdorimin e “Azure” për mbikëqyrjen e gjerë të komunikimeve palestineze.
Zbulimet ngrejnë shqetësime serioze për etiken teknologjike, të drejtat e privatësisë dhe përfshirjen e kompanive amerikane në sisteme të mbikëqyrjes shtetërore në territore të pushtuara.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët