Izraeli përplaset ashpër me OKB-në: Mbështesin militantët

1 Nëntor 2024 | 13:53

Zyrat e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë janë dëmtuar rëndë gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve raporton se buldozerët izraelitë e kishin shkatërruar pjesërisht godinën e UNRWA-së.

Por shteti hebre mohoi që ta kishte dëmtuar selinë e agjencisë në kampin Nur Shams. Ai deklaroi se militantët kishin vendosur eksploziv në afërsi të ndërtesës dhe e kishin shpërthyer atë për të eliminuar trupat izraelite, duke dëmtuar godinën.

Incidenti erdhi pasi Parlamenti izraelit miratoi këtë javë ligjin që i ndalon agjencisë së OKB-së të veprojë në Izrael dhe në territoret palestineze.

Shteti hebre akuzon UNRWA-në se mbyll sytë përpara pranisë së militantëve në radhët e saj, gjë që përgënjeshtrohet nga agjencia. Ligji i miratuar hyn në fuqi pas tre muajsh.

“Ne po e themi këtë shumë qartë, UNRWA është pjesë e problemit. Anëtarët e saj morën pjesë në masakër. Dhe tani është koha që komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga Kombet e Bashkuara, të rishikojë dhe të bëjë atë që duhet për t’u ardhur në ndihmë palestinezëve në vend që t’u përmbahet ideve të hershme mbi agjencinë, tek e cila janë infiltruar në masë militantët që po e keqpërdorin për qëllimet e tyre”, David Mencer, zëdhënës i qeverisë izraelite.

Agjenci të shumta të OKB-së kanë dalë në mbështetje të UNRWA-së, duke e cilësuar atë “shtyllën kurrizore” të organizatës për aktivitetet në Gaza.

UNRËA ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihma për miliona refugjatë palestinezë, që datojnë që nga lufta e vitit 1948 dhe krijimi i Izraelit. Familjet e refugjatëve përbëjnë gjithashtu pjesën dërrmuese të popullsisë në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026