Izraeli rikthen kufizimet e ashpra për valën e dytë të COVID-10

25 Shtator 2020 | 10:43

Izraeli përgatitet të shtrëngojë edhe më tej masat kufizuese që janë vënë në zbatim kundër valës së dytë të coronavirusit, ndërkohë që kritikët e akuzojnë kryeministrin Netanjahu se po e përdor situatën për të ndaluar protestat popullore.

Parlamenti i izraelit nuk i ka miratuar ende masat e reja, ndërkohë që kabineti i Netanjahut po përgatitet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke ndaluar kështu protestat deri më 29 shtator.

Rregullat e reja nuk lejojnë protestat në rrugë që të jenë 1 km larg banesave të qytetarëve, duke mbyllur kështu disa muaj të vazhdueshme manifestimesh me akuza për korrupsion si dhe për keqmenaxhim të situatës.

Parlamenti është bllokuar në një maratonë debatesh në lidhje me masat, gjë që ka tërhequr kritika edhe nga partnerët e vetë koalicionit qeverisës.

Masat e para kufizuese u vunë në zbatim në mars dhe zgjatën deri në fund të majit, kur rastet ditore nisën të jenë më pak se 10. Por javët e fundit janë rritur aq shumë sa kanë shkuar në 7000 raste të reja për 24 orë.

Qeveria e Netanjahut i riktheu kufizimet që më 18 shtator, duke i detyruar izraelitët të rrinë shtëpi gjatë sezonit të festave të shenjta hebraike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026