Izraeli: S’ka energji elektrike, ujë apo karburant në Gaza derisa të lirohen pengjet

12 Tetor 2023 | 11:58

Gaza nuk do të pajiset me energji elektrike, ujë apo karburant derisa pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi të kthehen në shtëpi, tha të enjten ministri izraelit i energjisë, Israel Katz.

“Asnjë çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi. Dhe askush nuk do të na predikojë moralin”, shkroi Katz në X, dikur Twitter.

Gjatë sulmit të së shtunës, militantët e armatosur të Hamasit u derdhën mbi kufirin e fortifikuar në Izrael dhe morën rreth 150 pengje, përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Hamasi paralajmëroi se do të fillonte ekzekutimin e pengjeve nëse Izraeli synonte njerëzit në Gaza pa paralajmërim.

Nënkoloneli Jonathan Conricus, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i tha Erin Burnett të CNN se situata me pengjet është një “temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe komplekse”.

Megjithëse, Izraeli ka “disa përvoja” me situata pengjesh, Conricus tha se ata kurrë nuk janë marrë me një operacion si ky: “Jo në shtrirjen, jo në madhësinë dhe jo në kompleksitetin e vendit ku ndodhen pengjet tanë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna

Dhjetëra punonjës të Meta kanë ngritur një padi kundër gjigantit të teknologjisë, duke pretenduar se kompania përdori mjete të inteligjencës artificiale në procesin e përzgjedhjes...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026