English

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite urdhëroi civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës humanitare në Gazën jugore, përpara, siç tha, një “operacioni të dhunshëm” kundër grupeve të armatosura palestineze.

- Advertisement -

Ushtria tha se ka pasur “aktivitete të shumta terroriste dhe gjuajtje me raketa” nga lagjet lindore të qytetit Kan Jonis, dhe u kërkoi banorëve të shkonin në zonën humanitare al-Mavasi.

Palestinezët raportuan se njoftimi u pasua me sulme intensive ajrore nga Izraeli në dhe rreth Kan Jonisit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës – e cila udhëhiqet nga Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – tha se të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, u vranë.

Ajo, gjithashtu, u bëri thirrje banorëve që të dhurojnë gjak në spitalin Naser, në perëndim të Kan Jonisit, për të ndihmuar në trajtimin e numrit të lartë të pacientëve, shkruan REL.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi i pari Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme intensive në Gazë – enklavë e populluar me palestinezë, që kontrollohet nga Hamasi.

Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 39.000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftës.

Në dy javët e fundit, Izraeli ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në zonat humanitare, për të cilat ka thënë se kanë pasur në shënjestër luftëtarët palestinezë që veprojnë atje.

Më 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se më shumë se 90 njerëz janë vrarë në një sulm izraelit në zonën humanitare al-Mavasi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?