Izraeli vijon sulmet në Gaza, vret 1000 palestinezë në tre javë

28 Tetor 2024 | 08:46

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 1000 palestinezë në Gazën veriore, ka detyruar gjysmën e popullsisë të largohet nga bombardimet dhe gjysmën tjetër e ka lënë të bllokuar pa ujë dhe ushqim për gati tre javë, njoftoi Mbrojtja Civile Palestineze.

Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Palestineze, tha në një video të shpërndarë në mediat sociale se ushtria izraelite ka vrarë mbi 1000 palestinezë gjatë ofensivave të saj ushtarake trejavore në veri të Gazës, të cilat janë ende në vazhdim.

“Më shumë se 100,000 palestinezë në zonat e Jabalia, Beit Hanoun dhe Beit Lahia po vuajnë nga një rrethim dhe bombardim izraelit, ndërsa gjysma tjetër e popullsisë, e cila numëronte rreth 200,000, është zhvendosur me forcë drejt qytetit të Gazës, guvernatori më i afërt me veriun”, tha Bassal.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026