Izraeli vret Ali Shadmanin, komandanti më i lartë ushtarak iranian
Ushtria izraelite tha të martën se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e shtabit të Iranit gjatë kohës së luftës dhe tha se ishte komandanti më i lartë ushtarak, gjatë një sulmi në Teheran.
Ushtria e përshkroi Shadmanin si “komandanti më i lartë ushtarak” i Iranit dhe “njeriu më i afërt” i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raporton televizioni “Al Jazeera”.
Ende nuk ka pasur një koment apo reagim të menjëhershëm nga Irani.
Ali Shadmani mori detyrën të premten me 13 qershor 2025, pas sulmeve fillestare të Izraelit kundër Iranit që vranë disa komandantë të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjeneral-lejtënantin Gholam Ali Rashid.
Rashid dhe Shadmani kishin udhëhequr Shtabin Qendror të Khatam al-Anbiya, një njësi që koordinon operacionet midis ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare të Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit