Izraeli vret gazetarë të Al Jazeeras në Gazë
Një gazetar i njohur i Al Jazeera, Anas Al Sharif, i cili kishte marrë kërcënime të mëparshme nga Izraeli, u vra së bashku me katër kolegë të tij në një sulm ajror izraelit të dielën në Gaza.
Ushtria izraelite pretendoi se Al Sharif udhëhiqte një celulë të Hamasit, një grup palestinez i shpallur si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe se ai ishte i përfshirë në sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Al Jazeera ka mohuar këto akuza, ndërsa Al Sharif, 28 vjeç, kishte hedhur poshtë çdo lidhje me Hamasin para se të vritej. Ai ishte pjesë e një grupi prej katër gazetarësh dhe një asistenti të Al Jazeera-s, të cilët humbën jetën gjatë sulmit në një tendë afër spitalit Shifa në Qytetin e Gazës. Sipas zyrtarëve dhe mediave të Al Jazeera-s, dy persona të tjerë gjithashtu humbën jetën gjatë këtij sulmi ajror.
Al Jazeera e quajti Al Sharifin një prej gazetarëve më të guximshëm të Gazës dhe e cilësoi sulmin si një “përpjekje të dëshpëruar për të mbytur zërat në prag të pushtimit të Gazës.”
Gazetarët e tjerë që humbën jetën gjatë sulmit ishin Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal. Al Sharif ishte gjithashtu një pjesë e ekipit të Reutersit që fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2024 në kategorinë e Fotografisë për Lajmet e Fundit, për mbulimin e luftës Izrael-Hamas.
Ushtria izraelite theksoi se Al Sharif ishte udhëheqës i një celule të Hamasit dhe ishte përgjegjës për avancimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve izraelitë dhe trupave ushtarake izraelite, duke paraqitur si prova inteligjencën dhe dokumentet e gjetura në Gaza.
LEXONI GJIHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion