Izraeli vret në Liban një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit

13 Mars 2024 | 17:46

Një sulm izraelit me dron shënjestroi një makinë në jug të Libanit në afërsi të qytetit bregdetar Tire, duke vrarë një anëtar të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe një civil.

Që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas më 7 tetor në Gazë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë apo plagosur dhjetëra anëtarë të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, por edhe të aleatit të tij, Hamas, në pjesë të ndryshme të Libanit.

Hamasi identifikoi anëtarin e vrarë si Hadi Mustafa dhe tha se ai ishte pjesëtar i krahut ushtarak të grupit, Brigadës Kasam. Media shtetërore libaneze tha se ai ishte nga kampi i refugjatëve Rashidieh, afër Tires, ku Hamasi ka një prani të konsiderueshme.

Ushtria izraelite publikoi një video të sulmit dhe tha se Mustafa udhëhiqte celula për të sulmuar “caqet izraelite dhe hebreje” në pjesë të ndryshme të botës dhe ritheksoi se ushtria izraelite dhe agjencitë e sigurisë do të ndjekin Hamasin kudo që grupi palestinez është aktiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026