Izraelitët protestë në Tiranë: Të lirohen pengjet, ka fëmijë 10 muajsh
Një grup qytetarësh izraelitë kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Qytetarët shprehën mbështetjen e tyre ndaj Izraelit dhe kërkuan lirimin e pengjeve nga militantët e Hamasit.
Në një intervistë për Euronews Albania, një protestues tha se janë të shqetësuar mbi gjendjen e pengjeve, pasi nuk kanë asnjë informacion ku mbahen njerëzit, dhe as gjendjen e tyre shëndetësore.
“Janë 239 persona që janë marrë peng. Janë fëmijë që 10 muajsh. Njerëzit janë marrë nga krevati i shtëpisë. Deri tani nuk e dimë se ku mbahen. Se dimë se në çfarë gjendje shëndetësore janë të rrëmbyerit. Është situata shumë e rëndë. Jeta në Izrael vazhdon. Unë jetoj për arsye të punës këtu. Akti që është bërë në Izrael është akt terrorist, ndërsa akti që bëhet tek rripi i Gazës është ushtarak. Shpresa është e madhe se pengjet do të lirohen.
Konflikti është i gjatë. Duam paqe mes popujve. Duam që të gjithë të kthehen në shtëpinë e tyre. Di që është marrë një fëmijë 5 muajsh peng”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta