Ja kur do të prezantohen tre transferimet e reja të Realit

9 Qershor 2023 | 19:00

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi do të prezantojë tri transferimet e reja të klubit në javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Frang Garcian, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz, ku që të tre do të prezantohen në “Santiago Bernabeu” në javën e ardhshme, raporton KosovaPress.

Jude Bellingham ka kompletuar testet mjekësore sot dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjate që do ta mbajë në klub deri në qershor të vitit 2029.

Brahim Diaz do të rikthehet nga huazimi nga Milani, pasi që ka gjetur akordin për kushtet personale për një marrëveshje të re me Realin deri në qershor të vitit 2027.

Fran Garcia rikthehet te Real Madridi pasi që ky i fundit aktivizoi klauzolën prej 5 milionë eurosh për ta blerë atë nga Rayo Vallecano.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026