“Jam i nderuar dhe i përulem besimit që më ka dhënë populli amerikan”, deklaron Biden

7 Nëntor 2020 | 18:44

Pas fitores së shumicës së votave në shtetin e Pensilvanisë dhe Nevadës, kandidati demokrat ka siguruar biletën për në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam i nderuar dhe i përulur ndaj besimit që më ka dhënë populli amerikan, mua dhe zv-presidentes në pritje Harris”, tha presidenti i zgjedhur Joe Biden në një deklaratë.

Ai theksoi se një numër rekord amerikanësh kanë votuar gjatë këtyre zgjedhjeve dhe se ishte koha “që të lejnë mënjanë zemërimin dhe retorikat e ashpra”.

“Është koha që Amerika të bashkohet e shërohet”, shtoi Biden.

77-vjeçari do të jetë presidenti më i madh në moshë në historinë e Shteteve  të Bashkuara.  

Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama, për numrin më të madh të votave popullore.

Kjo është hera e tretë që Biden kandidon për president.

U deshën disa ditë që të shpallej rezultati pas një beteje të ashpër në disa shtete, por ka qenë Pensilvania që ka vulosur fatin e zgjedhjeve.

 

Lexoni gjithashtu:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara