“Jam këtu prej djalit”- GJKKO lë në burg Breçanin dhe 3 të arrestuarit e tjerë
GJKKO ka lënë në fuqi masat “Arrest me burg” për Erzen Breçani, Bujar Ajetin i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjonin dhe Besmir Murtati të arrestuar nga operacioni i SPAK dy ditë më parë.
Në fjalën e tij në ambientet e gjyqit, ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani tha se është në burg prej djalit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me veprimtari të paligjshme.
“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë dhe jetën në rrezik”-tha ai.
Nga operacioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.
Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për disa vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.
Ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.
Urdhër-arrestet u lëshuan pas ardhjes nga autoritetet franceze të dekriptimeve të aplikacionit Sky, ku u godit një grup që merrej me trafikun e kokainës nga cendet e Amerikës Latine.
Të arrestuar
- Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
- Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
- Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
- Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)
- Besmir Mustafi
- Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
- Ervin Mata
- Besmir Murati
- Artan Sulejmani
- Albert Prenga
- Bajram Gerbova
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë