Laert Vasili nga Shkupi shfaqet me luftëtarët e UÇK: “Do më mbrojnë të kaloj kufirin”

18 Maj 2026 | 22:07

Aktori, Laert Vasili në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga protesta e zhvilluar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut nga studentët shqiptarë. Vasili ishte i pranishëm në protestë teksa dha detaje nga tubimi.

Ai ndër të tjera tha se pas protestës janë duke u zhvilluar shumë kontrolle dhe sipas tij ai është nën mbrojtjen dhe besën e dy ish-ushtarëve.

“Po situata pas protestës ka qenë shumë e rënduar. Janë bërë arrestime dhe unë falë dy miqve të mi, ushtarë të UÇK-së, Agim Pllashnikut dhe Nuhet Tahirit nga batalioni 138, jam në besën e tyre. Këta kanë dalë garant për sigurinë time fizike.

Kanë ndodhur arrestimet edhe fatmirësisht këta dy luftëtarë tashmë veteranë të UÇK-së domethënë siguruan një mbrojtje fizike. Është keq në të dalë të Shkupit, situata. Ndalohen makinat, kontrollohen. Nuk është mirë, nuk është mirë.

Me sa duket fqinjët tanë, sa herë që përmendet gjuha shqipe, sa herë që përmendet bashkimi i trojeve etnike, nuk e di pse, kanë një dëshirë kaq të madhe të na ndalojnë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej...
20:04 | 27/06/2026

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
20:01 | 27/06/2026

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:43 | 27/06/2026