Përdhurimi i dy të rejave respektivisht 16 dhe 20 vjeçe në Berat mohohet nga familjarët e të dyja palëve.
Të akuzuarit për këtë ngjarje janë dy të rinj të moshës 20 dhe 33 vjeç, por familjarët e tyre hedhin akuza për manipulim të ngjarjes për shkak të një marrëdhënie të mëhershme mes 16 vjeçares dhe 20 vjeçarit Andon Shushari.
Babai i Andon Shusharit deklaron: “Kjo është një punë inati ndaj djalit tim. Ky denoncim, kjo akuzë nuk ka asnjë fakt, arsyeja ishte se para dy vjetësh djali im me këtë gocën 16 vjeçare e kishin çdo gjë me dëshirë dhe u nda me djalin”.
Ai tha se djali i tij është kushëri i parë me vajzën në fjalë dhe rasti nuk është i vërtetë.
“Ne kemi hyrje-dalje, unë e kam çupën e kunatës dhe s’kemi patur asnjë gjë. Ajo është martuar tani dhe familja e ka shtyrë ta bëjë për punë inati. Punë xhelozie, pasi vete djali kalon në Uznovë pi kafe aty. Po ata janë çuna do venë të pinë kafe”, tha babai.
Dhëndri i familjes Shoshari pohon se 16 vjecarja dhe 20 vjecari janë kushurinj të parë ndërsa shtëpitë e tyre ndodhen vetem 10 metra larg njëra tjetës
“Andon Shoshari dhe 16 vjecarja që e akuzon për përdhunim janë kushurinjë të parë, janë shumë të afërt. Para dy vitesh ishin martuar si gjithë romët e tjerë që martohen, kanë ndejtur pak muaj bashkë dhe janë ndarë si dy njërëz normal. Kemi hyrje dalje me familjen e vajzës, e kemi shumë afër, por ata pastaj janë ndarë, ajo goca është fejuar lartë tek lagjja tjetër. Andoni ka dalë për kafe me shokun e vetë dhe nga inati familja Kovaçi që e ka marrë vesh që nusja e tyre, ka qenë dikur e lidhur me Andonin, e ka bërë si tip inati dhe e kanë shfrytezuar që të flasë keq për Andon Shusharin”, tha ai.
Edhe e ëma e 16 vjeçares hedh poshtë akuzat e ngritura nga e bija bashkë me kunatën e saj, duke pretenduar që vajza e saj është shtyrë nga familja e burrit per të kryer denoncimin në polici.
“Çupa ime është 16 vjeçe, e shtynë ata çupën time, ka vajtur ka denoncuar për Andon Shusharin dhe për Ardit Nanon. Ata gënjëjnë.
Kam dëgjuar këtë ngjarje kam vajtur në polici, kam diskutuar këto llafe su çupa ime është 16 vjeçe ajo nga mendja është fëmijë. E kan shtyrë ata çupën time.
Dy të rinjte e akuzuar janë derguar në ambjentet e paraburgimit të Fierit, ndërsa pritet dhe përgjigja e ekpertizës mjeko-ligjore nga dhe do të përcaktohet nësë kundrejt minorenes dhe 20 vjeçares është kryer abuzim seksual.
LEXONI GJITHASHTU:
- U gjet e përdhunuar në Pejë, gazetari: Si iku e vetme nga Tirana vajza me probleme
- “23-vjeçarja e përdhunuar në grup u gjet në rrugët e Pejës”-Zëdhënësi i Prokurorisë