Japoni, pamjet e objektit të panjohur fluturues bëhen virale në rrjete sociale
17 Qershor 2020 |
11:05
Pamjet e një objekti fluturues të panjohur u bënë shumë shpejt virale nëpër rrjetet shoqërore të Japonisë.
Një objekt i bardhë, në formë balone, është parë shumë lart në qiell, duke qëndruar pa lëvizur për një kohë të gjatë.
Komentuesit në rrjete sociale nisën të spekulojnë menjëherë, duke e lidhur herë me jashtëtokësorët, herë me coronavirusin.
Debati u përhap aq shumë sa kaloi në vend të tretë në Twitter, duke i detyruar autoritetet të nisin hetime.
Ideja e parë ishte se mund të bëhet fjalë për një balon për parashikimin e motit, por zyrtarët japonezë thanë që edhe pse dukej si një pajisje e tillë, nuk ishte lëshuar prej tyre.
Policia ka thënë se ka nisur hetimet, por deri tani thuhet se nuk dihet absolutisht asgjë.
Lajme të Sugjeruara
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta