Jared Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e një hoteli Trump në Serbi
15 Dhjetor 2025 |
20:54
Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, ka hequr dorë nga planet për ndërtimin e një hoteli me emrin Trump në Serbi, pas disa reagimesh negative.
Sipas The Wall Street Journal, Kushner dhe kompania e tij e kapitalit privat, Affinity Partners, anuluan projektin për rindërtimin e një zone në Beograd, e cila ishte bombarduar nga NATO, duke e shndërruar atë në një zhvillim të markës Trump.
Planet për ndërtimin e tre kullave në këtë vend u përballën me pengesa të shumta, përfshirë protesta publike dhe padi ligjore. Një prokuror special ka ngritur akuza ndaj një ministri kabineti dhe tre personave të tjerë në lidhje me këtë projekt, duke e bërë të pamundur vijimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Paqja në Ukrainë/ Mbërrin Kushner dhe Witkoff në Berlin, Merz ndan pamjet
- Witkoff dhe Kushner i vunë ultimatum Zelenskyt në telefon për dorëzimin e Donbasit
Lajme të Sugjeruara
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë