Java e 15-të e Premier League, Arsenal ‘kampion’ i dimrit
Arsenali është konfirmuar si kampion i dimrit, ku ka arritur të fitojë dhe në javën e 15-të të Premier Ligës angleze. Topçinjtë ndiqen nga Manchester City i Pep Guardiolës, ndërkohë në vendin e tretë është surpriza Newcastle. Të besuarit e Pep Guardiolës mposhtën Lidsin të mërkurën me rezultatin 3-1, ndërsa vendimtar ishte norvegjezi Haaland.
Shumë larg kreut të tabelës, por edhe skuadra e Chelseas mori një fitore morale ndaj Bournemouthit me rezultatin 2-0 me golat e Havertz dhe Mount. Aktualisht blutë gjenden në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me 24 pikë të grumbulluara. Manchester United ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat duke u ngjitur në vendin e pestë në kuotën e 29 pikëve.
Kryesuesit e Premier Leagues triumfuan në derbin e Londrës me rezultatin 3-1 ndaj West Hamit. Sa i përket golashënuesve, listën e udhëheq sulmuesi i sitizens Erling Haaland me 20 gola dhe 3 asiste, teksa pas tij vijnë Kein dhe Tonei.
Elita e futbollit anglez do të vijojë dhe përgjatë natës së ndërrimit të viteve aty ku nuk do të mungojnë përballjet interesante.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë