Java e Kulturës Greke në Gjirokastër, qyteti i gurtë nën tingujt e muzikës korale
Java e Kulturës Greke prezantoi në skenën artistike të qytetit të Gjirokastrës korin e mirënjohur të qytetit të Trikalas.
I krijuar në vitin 1970 ky kor është një nga më të spikaturit në skenat muzikore të Greqisë dhe më gjerë. Repertori i koncertit në Gjirokastër përfshiu kompozime të artistëve grekë klasikë dhe bashkëkohorë, ndërsa interpretimi i korit u shoqërua me duartrokitje nga artdashësit
Pjesëtarët e korit të Trikalas, të cilët vinin për herë të parë në Shqipëri vlerësuan pritjen e ngrohtë të publikut
“Është hera e parë për ne që ndodhemi këtu në Gjirokastër, jemi shumë të kënaqur, më pëlqeu shumë qyteti, godinat karakteristike gjithashtu edhe njerëzit na mikpritën me zemër të ngrohtë, mikpritje që spikati me praninë e tyre edhe në koncertin shfaqëm”, tha Eleni Ziakas, drejtuese artistike.
“Më pëlqeu shumë atmosfera këtu, koncerti ynë u prit mjaft mirë dhe spektatori ishte i ngrohtë. Shpresojmë që kur të vijnë tek ne artistët nga Gjirokastra ta rikthejmë këtë mikpritje kaq të mirë”, u shpreh një nga këngëtaret.
Në kuadër të Javës Kulturore Greke, kori i Trikalas shfaqi një koncert edhe në Qendrën Kulturore të Derviçanit, Dropull për artdashësit e minoritetit grek.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit