Turizmi nxit punësimin e të rinjve në Gjirokastër
Rritja e numrit të vizitorëve në Gjirokastër përgjatë këtij sezoni turistik po nxit interesimin e të rinjve për t’u punësuar në sektorin e turizmit. Prej disa javësh e reja Vanesa Dine është punësuar si operatore turistike duke orientuar turistët vendas dhe të huaj, të cilët dëshirojnë të vizitojnë vlerat historike dhe muzeale të qytetit të gurtë.
“Mendoj që është e rëndësishme t’i japim përparësi turizmit në qytetin tonë. Gjirokastra është një qytet që ofron shumë atraksione për turistët në shumë fusha në atë historike, turizmin natyror”, thotë ajo.
Për Vanesën, megjithëse një ditë pune është e ngarkuar në përgjigje të interesimit të turistëve sërish ajo kontribuon për promovimin e vlerave të Gjirokastrës
“Zakonisht në mëngjes është pak më qetë, më pas fillon fluksi i lëvizjes kryesisht në orët e paradites dhe drekës turistët vijnë dhe më së shumti pyesin për drejtimet në të cilat duhet të shkojnë për të vizituar, shtëpitë muze ose kalanë, çfarë mund të ofrojë qyteti”, tregon e reja.
Interesimi i vizitorëve nga e gjithë bota është i lartë për të vizituar vlerat turistike si dhe monumentet e kulturës në Gjirokastër dhe rrethina
“Ka pasur grupe nga vende të ndryshme kryesisht nga Europa, ka pasur grupe franceze, italiane, spanjolle, gjithashtu edhe nga kontinentet e tjera, kanë ardhur nga vendet aziatike, edhe nga Australia ose Zelanda e Re”, shprehet ajo.
Tashmë janë të shumtë të rinjtë gjirokastritë të cilët e shikojnë turizmin si mundësi punësimi dhe përfitimi të të ardhurave ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit