Java e mozaikëve| Bazilika në Elbasan shfaqet për vizitorët në qendër të qytetit

31 Maj 2024 | 17:24

E zbuluar 17 vite më parë Bazilika e Bezistanit në Elbasan, është hapur këtë të premte në kuadër të javës së Mozaikëve.

Vizitorë të shumtë, nxënës e qytetarë kanë parë një pjesë të bazilikës së Bezistanit e cila ndodhet në qendër të Elbasanit.

Ajo i përket shek. V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.

“Një ndër bazilikat më të bukura dhe me te vjetra të qytetit, është e fundit të shekullit V dhe e fillimit të shekullit VI. U zbulua në vitin 2007 dhe ui shpall monument culture ne vitin 2010, për nga rëndësia dhe bukuria e kësaj bazilike është vendosur hapja dhe ekspozimi I mozaikut dhe krahas hapjes së pjesës së mozaikut, ne kemi vendosur të bëjmë një ekspozite të përbashkët ku janë ekspozuar edhe pjesët që nuk kemi mundur që ti hapim”, tha Albana Drenogllava nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore.

E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, kjo bazilikë u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë ndërsa detajet që ajo fsheh janë të jashtëzakonshme.

“Nëse shohim vlerat në mozaik, kemi një intepretim shumë artistik dhe në frymë bizantine. Duhet të jetë në kohën e Justinianit, shumë e mrekullueshme se kemi monedha të florinjta ndërtime kishash dhe kam përshtypjen se dhe kjo duhet të jetë në atë kohë. Kemi lulen e jetës që ne e përsërisim dhe është shumë e hershme, dhe kete mozaikun qe kemi ketu ne foto është shumë i gjallë. Një gjë tjetër që me ben përshtypje është se unë shoh element ketu që vërteton që kemi një histori para kësaj”, tha skulptori Vladimir Caridha.

Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 teksa kryheshin punime për rikontruksionin e bulevardit kryesor të Elbasanit. Plot 17 vite më pas ajo mbetet e mbuluar pa asnjë projekt konkret që të mund ta bëjë të aksesueshme dhe atraksion turistik për Elbasanin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026