Java e tretë e Superiores, luhet derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia
Java e tretë e Superiores rezervon përballje mjaft interesante, ku padiktueshëm duhet të veçohet derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Shkodranët janë e vetmja skundrës që kanë marrë pikë të plota në dy javët e para dhe duan të dëshmojnë përballë kampionëve në fuqi se këtë sezon kanë pretendime për vendet e para të klasifikimit.
“Luajmë me ekipin kampionin dhe e dimë që duhet të jemi të përulur, të thjeshtë dhe shumë të motivuar për të luajtur kundër tyre. E di çfarë rëndësie ka për qytetin, por është vetëm një ndeshje. Duhet të dimë si ta menaxhojmë. Kemi shumë respekt për kundërshtarin”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Partizani kërkon në anën tjetër fitoren e dytë radhazi pas suksesit me Kukësin, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Laçit që ende nuk e ka shijuar suksesin e parë për këtë edicion.
“Nuk i frikësohemi asnjë ekipi, pasi jemi Partizani. Kemi respekt maksimal për Laçin, pasi ka një grup të mirë lojtarësh, duke nisur nga mbrojtja e deri te sulmi i rrezikshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi me sulmin që ka mund të godasë në çdo moment, qoftë në manovër, qoftë prej cilësive të tyre individuale”, shprehet Ilir Daja, trajneri i Partizanit.
Teuta-Kukësi është një përballje tjetër që pritet me shumë interes. Teuta e ka nisur sezonin me ambiciet për titull, por i duhet të tregojë sa vlen ndaj Kukësit, që është në presion pasi ende nuk ka marrë asnjë pikë në këtë edicion.
Dy skuadrat e ardhura nga Kategoria e parë, Kastrioti dhe Apolonia do të matin forcat në një takim që po ashtu mund të përcaktojë një panoramë më të qartë për objektivat që mund të kenë këto dy ekipe. Takimi tjetër i javës së tretë është Bylis-Skënderbeu, me të dyja skuadrat që janë në kërkim të fitores së parë sezonale.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër