Java kundër korrupsionit në Kosovë, mbahet grevë 1-ditore në shenjë proteste
Kjo javë përkon me nisjen e fushatës kundër korrupsionit në Kosovë. Për këtë arsye koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) e nisi me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit.
Aty u tregua qëllimi i këtyre tri OJQ-ve.
“Të japim një mesazh të fortë dhe të qartë se vendi jonë ka nevojë për veprime konkrete, për përgjegjësi dhe institucione funksionale dhe mbi të gjitha ka nevojë për sundim të ligjit, e jo për inkurajim të korrupsionit. Ky veprim i joni që e kemi zgjedh sot është thirrje për të gjitha institucionet e shtetit, për respektim të mandatit kushtetues, përgjegjësisë publike dhe përmbushjen e detyrimit për të garantuar integritet, transparencë dhe funksionim demokratik”, tha Arrita Rezniqi nga IKD.
Për këtë javë, organizim pati nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Drejtori i APK, Yll Buleshkaj tha se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.
“Nuk besojmë se ka mekanizëm më të rëndësishëm se sinjalizimi, duke përfshirë sinjalizimin e brendshëm apo të jashtëm por edhe publik. Është angazhim i qartë i agjencisë, po besoj edhe i publikut që integriteti nuk është opsional, është detyrë e jona. Ne si agjenci do të vazhdojmë që të jemi të paanshëm, të vendosur dhe profesional në secilin vendim. Do të vazhdojmë që të insistojmë në përgjegjshmëri të zyrtareve publik dhe transparencë, ku korrupsioni nuk tolerohet, as në raste të mëdha e as në të vogla. Por, agjencia nuk mund të kryje këtë punë vet në qoftë se nuk bashkëpunon me gjithë ju”, u shpreh Yll Buleshkaj, drejtor i APK-së.
Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre.
“Si shumëçka në këtë vend, një strategji, një rregullore, shpeshherë ato mbesin si dokumente formale, për mungesa të ndryshme, njëra prej tyre janë zakonisht burimet njerëzore, që lidhen me burimet financiare. Gjithashtu mendoj që këto burime bëjnë shpeshherë që këto plane të mbesin për t’u raportu”, thekson Bekim Baliqi – Profesor.
“Java kundër Korrupsionit 2025” do të vazhdojë me një sërë aktivitetesh të rëndësishme, nga publikime analitike deri te tryezat, debatet, podcastet dhe aktivitetet e tjera konceptuale.
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan