“Jemi thellësisht të pikëlluar”, Ambasada Amerikane: Kadare frymëzoi mbarë botën

1 Korrik 2024 | 13:32

Shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne (1 korrik 2024), pasi pësoi një arrest kardio-respirator. Ai ishte 88-vjeç. Mesazhe ngushëllimi e përkujtimi kanë dhënë për familjen e shkrimtarit shumë personazhe politik, e të kulturës e gjithashtu nuk ka munguar as reagimi i Ambasadës Amerikane.

“Thellësisht të pikëlluar”, shkruhet në postimin e Ambasadës në X, ndërsa më tej në shkrim thuhet se puna e Kadarësë ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe  botës.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexuesit në mbarë botën. Kujtojmë me dashamirësi që Ambasada e SHBA-së nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 2020. Puna e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij letrar. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”,-thuhet në shkrimin e ambasadës.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026