“Jeni akoma në administrim të huaj”, gazetari paralajmëron Kosovën: Kujdes nga Rusia

26 Qershor 2024 | 21:57

Gazetari Ben Andoni ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth takimit mes dy kryeministrave Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiçit.

Sipas tij mungon vullneti nga të dyja palët për të arritur marrëveshjen. Ai tha gjithashtu se për fat të keq Kosova është ende nën administrim të huaj e duhet të japë llogari dy herë në vit në Këshillin e sigurimit, gjë e cila sipas tij mund të përdoret nga Rusia për të treguar pengesat e shtet-formimit.

“Ka një problem që të dyja palët janë fajtore, ato kanë ngecur te dy nene. Te neni 4 Serbia është obliguar të mos pengojë Kosovën në asnjë përpjekje për anëtarësime e integrime, është edhe neni 7 që ka lidhje me asociacionin. Të dyja palët nuk kanë vullnet për ta bërë atë.

Serbia nga ana e saj e ka theksuar që jo thjesht nuk e njeh Kosovën, jo vetëm për gabimet e vazhdueshme të politikës kosovare, Kosova e ka tejkaluar rezolutën. Për fatin e keq, Kosova është akoma në administrim të huaj e dy herë në vit është e obliguar që të japë llogari në Këshillin e Sigurisë. Në këtë moment Rusia mund të shfrytëzojë të gjithë elementët për të treguar pengesat e shtet formimit”,-tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026