Jeta e anëtarit të ‘The Beatles’, Ringo Starr, në një libër me ilustrime

6 Janar 2022 | 22:45

Një libër me ilustrime do të paraqesë jetën e Ringo Starr, anëtarit të grupit të famshëm The Beatles.

Jeta e ish-bateristit të The Beatles, Ringo Starr do të tregohet përmes një libri të ri me ilustrime.

TidalWave do të publikojë revistën më 12 janar.

Libri me 22 faqe do të tregojë sesi Starr tejkaloi sëmundje të rënda gjatë fëmijërisë së tij dhe si u bë një nga bateristët më të mirë të të gjitha kohërave me The Beatles.

Kopjet e tij do të shiten në të dyja formatet: e printuar dhe digjital.

Publikimi do të jetë pjesë e serisë “Orbit” të TidalWave që lartëson figura publike, të cilat kanë pasur ndikim apo kanë sjellë ndryshime në botë.

Seria është paraqitur edhe në revistat “Rolling Stone”, “Time” dhe “People” dhe ka pasur si protagonistë artistë të njohur si John Lennon, George Harrison, Paul McCartney, Alice Cooper, Ozzy Osbourne dhe të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026

Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite

Presidenti libanez Joseph Aoun u takua me komandantin e ushtrisë Rodolphe Haykal për të diskutuar situatën e sigurisë në vend në përgjithësi dhe në jug...
11:11 | 10/07/2026

OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim

Shumica e vendeve në zhvillim kanë shpenzuar më pak për arsim dhe më shumë për të shlyer borxhet e jashtme gjatë vitit 2025, sipas një...
10:38 | 10/07/2026