Jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, Tirana më e shtrenjta

13 Tetor 2025 | 17:10

Jetesa në Shqipëri po rëndohet nga dita në ditë, me një rritje të ndjeshme të kostove bazë për familjet.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, një familjeje mesatare i duhen rreth 93 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës.

Ndërsa në kryeqytet, kjo shumë arrin në rreth 108 mijë lekë, duke e bërë Tiranën qytetin më të shtrenjtë në vend.

Raporti i INSTAT analizon gjithashtu prirjet e shpenzimeve në varësi të nivelit arsimor të kryefamiljarit.

Gjatë vitit 2024, familjet me kryefamiljar me arsim të lartë kanë shpenzuar më pak se një vit më parë, duke treguar një menaxhim më të kujdesshëm të buxhetit.

Në kontrast, familjet me nivel arsimor më të ulët kanë shënuar rritje të shpenzimeve.

Kjo tendencë sugjeron se niveli i arsimimit nuk ndikon drejtpërdrejt në shumën e shpenzuar, por lidhet ngushtë me aftësinë për të kursyer dhe për të planifikuar më mirë të ardhurat.

Në krahasim me qytetet e tjera, Tirana mbetet e papërballueshme për individët me një pagë të vetme, veçanërisht për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve dhe kostove të shërbimeve.

Ndërkohë, taksimi i të dypunësuarve në kryeqytet shihet si një politikë e diskutueshme, që sipas shumë vëzhguesve, ndikon negativisht në standardin e jetesës dhe shton vështirësitë ekonomike të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026