Jo të gjithë e duan ChatGPT: Njihuni me trendin e ri anti-AI

24 Nëntor 2025 | 08:58

Ndërkohë që inteligjenca artificiale po hyn kudo në jetën tonë – nga puna, tek mësimet, arti dhe edhe mënyra si flasim me njëri-tjetrin një grup të rinjsh po i thotë thjesht:

“Jo, faleminderit.” Ata quhen “AI vegans”, një lëvizje e re që zgjedh të mos përdorë fare gjenerues teksti, imazhesh apo çdo gjë tjetër që krijohet nga inteligjenca artificiale. Pra, një lloj “veganizmi teknologjik”, por për botën e inteligjencës artificiale.

Ashtu si veganizmi ka parimet e veta etike, edhe “AI veganizmi” mbështetet te e njëjta logjikë: mos dëmto.

  1. Etika dhe “vjedhja e punëve kreative”:Shumë të rinj besojnë se chatbot-ët trajnohen me materiale të krijuara nga artistë, shkrimtarë dhe profesionistë realë, shpesh pa leje. Për ta, kjo është një formë vjedhjeje dhe një tradhti ndaj gjithë viteve të punës dhe mundit që njerëzit kanë investuar në zanatin e tyre.
  2. Kosto e lartë mjedisore:Studime të fundit tregojnë se edhe një bisedë e shkurtër me një chatbot mund të konsumojë shumë ujë dhe energji. Për një brez gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj mjedisit, kjo është një alarm serioz.
  3. Rreziku për mendjen dhe kujtesën tonë:Ekziston frika se përdorimi i tepruar i AI-së mund të ulë aftësinë tonë për të menduar, për t’u përqendruar dhe për të mësuar.
  4. “Chatbot-i që të thotë gjithmonë po”:Një tjetër shqetësim është mënyra se si chatbot-ët shpesh i japin përdoruesit ndjesinë se çdo mendim i tyre është i saktë. Kjo, sipas “AI veganëve”, mund të krijojë një realitet të rremë dhe të forcojë ide të gabuara.

Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të jetë më e drejtë vetëm nëse:

– Trajnohet me materiale të licencuara dhe etike
– Respekton të drejtat e autorit
– Përdor standarde që nuk shfrytëzojnë punëtorë me pagesë të ulët
– Kufizohet te të miturit dhe në mjediset arsimore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026