Joe Biden dëshmitar për Hashim Thaçin? Avokati sqaron gjithçka
11 dëshmitarët e parë kundër Hashim Thaçit janë gati për të dhënë dëshminë e tyre në gjyqin që po mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Këtë ka deklaruar për RTK zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Dëgjimi i dëshmitarëve do të nisë më 11 prill, ndërsa në tri ditët e para të gjykimit u dëgjua prokuroria me akuzat e përmbledhura për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.
Më pas paska qenë mbrojtja e tyre që solli kundërargumente. Vetë të akuzuarit kanë kërkuar vetëm drejtësi duke u shpallur të pafajshëm për çdo pretendim të prokurorisë
Avokatët e Hashim Thaçit kanë sjellë edhe deklarime të udhëheqësve të ndryshëm botërore mes të cilëve dhe presidenti Joe Biden për të mbrojtur klientët e tyre.
Madje ata janë pyetur se sa mundësi ka që në këtë proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës të ftohet edhe presidenti i tanishëm i ShBA-së, Joe Biden.
“Do të jetë pak e vështirë”, është përgjigjur avokati i Thaçit.
“Si President i shteteve të Bashkuara të Amerikës ai është pak i zënë. Ai është pjesë e provave, sepse ne paraqitëm disa prova në radhë sepse në korrik të ’99-ës ai kishte një bisedë me Thaçin për të cilën ka folur edhe në Komitetin për Punë të Jashtme”, është shprehur avokati i Hashim Thaçit.
Por ka shtuar se në këtë proces gjyqësor do të ketë numër të madh të diplomatëve të huaj që do të dëshmojnë.
Në këtë mes bëjnë pjesë edhe Wesley Clark, ish-komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën dhe William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin