Joe Biden: Izraeli ka për detyrë t’i përgjigjet Hamasit

11 Tetor 2023 | 17:11

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për t’iu përgjigjur sulmeve të Hamasit, të cilat ai i cilësoi si një “akt i së keqes”.

Ai deklaroi se SHBA do të “qëndronte me Izraelin” dhe do të ofronte çfarëdo ndihme që i nevojitej.

Biden tha se të paktën 14 amerikanë ishin vrarë në sulme dhe shtetas të tjerë amerikanë ishin marrë peng.

Në një konferencë të mëvonshme të martën, një zëdhënës i sigurisë kombëtare tha se të paktën 20 amerikanë ishin të zhdukur.

Nuk është e qartë se sa prej tyre janë zënë rob nga Hamasi, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Militantët e grupit, i cili është cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA-ja, thyen gardhin kufitar në Rripin e Gazës në disa vende të shtunën dhe nisën sulmin më serioz ndërkufitar me të cilin është përballur Izraeli, me rreth 1200 njerëz të vrarë që nga e shtuna.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026