Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura
Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka marrë 20 votat elektorale të këtij shteti duke tejkaluar kështu pragun prej 270 votash të nevojshme për shpallur president i SHBA.
Së fundmi, ai ka fituar dhe në Nevada duke e çuar numrin total të votave në 290 vota elektorale.
Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti në pritje i Shteteve të Bashkuara.
Biden ka reaguar në Twitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”.
America, I’m honored that you have chosen me to lead our great country.
The work ahead of us will be hard, but I promise you this: I will be a President for all Americans — whether you voted for me or not.
I will keep the faith that you have placed in me. pic.twitter.com/moA9qhmjn8
— Joe Biden (@JoeBiden) November 7, 2020
“Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem Presidenti i të gjithë amerikanë – edhe nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”.
Së fundmi ka reaguar dhe zv-presidentja në pritje Kamala Harris me një postim në Twitter ku thotë “Ia dolëm Joe!”
We did it, @JoeBiden. pic.twitter.com/oCgeylsjB4
— Kamala Harris (@KamalaHarris) November 7, 2020
Zv-presidentja Kamala Harris do të jetë gruaja dhe personi i parë me ngjyrë që merr këtë post të rëndësishëm në drejtimin e vendit.
77-vjeçari do të jetë presidenti më i madh në moshë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama, për numrin më të madh të votave popullore.
Kjo është hera e tretë që Biden kandidon për president.
U deshën disa ditë që të shpallej rezultati pas një beteje të ashpër në disa shtete, por ka qenë Pensilvania që ka vulosur fatin e zgjedhjeve.
Trump ka qenë mosbesues ndaj rezultatit edhe pasi shanset për fitoren e një mandati dytë qenë zbehur.
Lajmi në përditësim …
Lexoni gjjithashtu:
- Kush është Joe Biden, karriera politike nga senator i Delauerit deri në zëvendëspresident
- Kush është Kamala Harris, e para grua zv. Presidente e SHBA
- Live Blog: Joe Biden shpallet Presidenti i Shteteve të Bashkura
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania