Johnson niset për në Skoci për të dhënë dorëheqjen
Kryeministri britanik në largim Boris Johnson foli sot jashtë zyrës së tij në Downing Street, përpara se të shkonte në Skoci për t’i ofruar zyrtarisht dorëheqjen mbretëreshës Elizabeth II, raporton AP.
Johnson, i cili njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen dy muaj më parë, pritet të takojë Mbretëreshën gjatë ditës për të filluar emërimin e Liz Truss.
Truss do të emërohet kryeministre gjatë audiencës së saj me Mbretëreshën menjëherë pas vizitës së Johnson.
Duke folur jashtë Downing Street Number 10, Johnson tha se politikat e tij i kishin dhënë vendit forcë ekonomike, e cila do t’i ndihmonte njerëzit të kapërcenin krizën energjetike.
Ai kujtoi se ishte qeveria e tij ajo që zbatoi Brexit dhe i dha Britanisë futjen më të shpejtë të vaksinës së koronavirusit në Evropë.
Truss fitoi 81,326 të votave dhe rivali i saj Richi Sunak 60,399, njoftoi të hënën Graham Brady, kryetar i komitetit. Ajo ishte konsideruar prej kohësh si kryesuesja në garë.
Më herët Truss është zotuar se do të punojë të trajtuar faturat në rritje të energjisë dhe inflacionin e shfrenuar. Kryeministrja e re ka propozuar gjithashtu një paketë të madhe uljesh taksash, me vlerë dhjetëra miliarda euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren