Johnson njofton heqjen e kufizimeve anti-COVID në Angli
Një ditë jo e zakonshme për të hequr të gjitha kufizimet anti-COVID në Britaninë e Madhe.
Teksa të gjithë shqetësohen për shëndetin e Mbretëreshës Elizabetë, e cila në moshën 95 vjeçare u prek nga COVID, qeveria britanike vendosi se edhe ata masa që janë ende në fuqi, tashmë nuk janë më se të nevojshme.
Por a është ky vendimi i duhur, apo i nxituar?
“Disa nga këshillat që kryeministri ka marrë nga këshilltarët e tij të shëndetit publik janë që mos t’i heqë të gjitha kufizimet pasi në modelet që kemi parashikuar tregohet se ky vendim do të rrisë numrin e rasteve”, thotë Martin McKe, profesor i shëndetit publik evropian.
“Është e qartë se numri i rasteve me Omicron është në rënie, por kemi qenë në këtë situate edhe më parë. Mbretëria e Bashkuar po përjeton një kurbë të qartë rënieje të infektimeve, por ne nuk mund të dimë se si do të jetë varianti i radhës, dhe ne mendojmë se do të ketë variant tjetër të këtij virusi”, shprehet ai.
Më vonë gjatë ditës së hënë, kryeministri britanik Boris Johnson do të prezantojë strategjinë e tij, për “Bashkëjetesën me COVID”, pavarësisht paralajmërimeve dhe kritikave që e konsiderojnë si të nxituar heqjen totale të kufizimeve si dhe izolimin e detyrueshëm për pacientët e infektuar me coronavirus.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet