Johnson ultimatum për Putin: Ka sanksione nëse sulmohet Ukraina
Boris Johnson paralajmëroi Rusinë se Londra do të vendosë sanksione në rast se sulmojnë Ukrainën.
“Mendoj se është jetike që në Moskë ta kuptojnë se sanksionet tona do të aplikohen automatikisht në momentin kur do të sulmohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës. Unë e di se ky është edhe qëndrimi i aleatëve tanë amerikanë dhe ajo që shpresojmë është që të kthehet sa më parë në një qëndrim të përgjithshëm,” – deklaroi Johnson.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij deklaroi se një konflikt ushtarak me Rusinë nuk do të përfshinte vetëm Ukrainën, por do të çonte në një luftë me gjithë Evropën.
“Do të ishte një tragjedi nëse ndaj vendit tonë do të kishte një përshkallëzim. Prandaj po e them hapur se kjo nuk do të ishte vetëm një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Do të ishte një luftë në shkallë evropiane, sepse askush nuk jep më copëza të territorit të tij,” – tha Volodymyr Zelenskij, president i Ukrainës.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, me tone sfiduese kritikoi Perëndimin duke e akuzuar se vazhdon të injorojë shqetësimet e Rusisë sa i takon sigurisë dhe po krijon një skenar që çon drejt luftës.
“Nuk po shohim një qëndrim të shëndetshëm ndaj 3 kërkesave tona: parandalimi i ekspansionit të NATO-s, heqja e armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe kthimin e komplekseve ushtarake të Aleancës në pozicionet e vitit 1997, kur u nënshkrua marrëveshja NATO-Rusi,” – tha Putin.
Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin ukrainas duke bërë që Perëndimi të druhet për një pushtim të mundshëm.
Po të martën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kërkoi homologut rus Sergei Lavrov tërheqjen e trupave, nëse me të vërtetë Rusia nuk dëshiron luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 11:11 Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve
- 11:00 “Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë