Jonathan Andic jep dorëheqjen si nënkryetar i Mango-s

26 Maj 2026 | 11:53

Jonathan Andic, djali i themeluesit të grupit të modës Mango tha të enjten se po jepte dorëheqjen përkohësisht nga posti i nënkryetarit, disa ditë pasi u arrestua si i dyshuar për vdekjen e babait të tij në vitin 2024.

Isak Andic, i cili krijoi markën e rrobave Mango, vdiq në moshën 71 vjeç më 14 dhjetor 2024 pasi ra rreth 150 metra nga një shkëmb në parkun natyror malor Montserrat në veri të Barcelonës. Babë e bir po bënin një shëtitje atje së bashku.

Fillimisht, policia e kishte trajtuar atë si një aksident tragjik që i kishte ndodhur njërit prej individëve më të pasur të Spanjës.

Por këtë javë djali i tij u arrestua kur një gjyqtar në Martorell pranë Barcelonës vendosi se kishte prova të mjaftueshme për ta konsideruar vdekjen e Isak Andic jo aksidentale, me pjesëmarrjen aktive dhe të paramenduar të Jonathan Andic] në vdekjen e babait të tij.

45-vjeçari mbron pafajësinë e tij. Jonathan Andic, fëmija më i madh i themeluesit të Mangos, kishte telefonuar shërbimet e urgjencës, të cilat e nxorën trupin. Ai i tha policisë se kishte qenë duke ecur përpara babait të tij kur dëgjoi zhurmën e shkëmbinjve që rrëshqisnin dhe u kthye për të parë se Isak Andic kishte rënë.

Por brenda disa javësh, hetuesit e morën në pyetje për herë të dytë, këtë herë për tre orë. Disa muaj më vonë, në tetor 2025, ai u vu zyrtarisht nën hetim pasi çështja ishte rihapur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan

Një agjent federal i imigracionit qëlloi për vdekje një shofer në Hjuston të martën në mëngjes, tha Agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE). Agjentët ndaluan Lorenzo Salgado...
08:39 | 08/07/2026

Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Trupi i një gruaje ukrainase të dyshuar për kryerjen e një sulmi me bombë e cila kishte në shënjestër një biznesmen të pasur me origjinë...
08:30 | 08/07/2026

Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje

Një fshat peshkimi pranë liqenit të Komos ka vendosur gjoba deri në 200 euro për njerëzit që lëvizin pa bluzë ose me rroba banje. Varenna...
08:30 | 08/07/2026